Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kritika e Ronaldos “shkund” Man. United, në verë nis ndërhyrja

Ishte një nga kritikat më të forta të Cristiano Ronaldos për Manchester United në intervistën me Piers Morgan: klubi nuk kishte investuar prej vitesh për të përmirësuar qendrën stërvitore Carrington për sa u përket palestrave, pishinave apo kuzhinës.

“Manchester United ka bërë zero progres. Krahasojeni me Realin e Madridit dhe Juventusin, që ndjekin teknologjinë për sa i përket stërvitjes, ushqimit, kushteve për të rikuperuar lojtarët… United është pas Real it të Madridit dhe Juventusit në këto aspekte, për fat të keq. Shpresoj që në vitet e ardhshme të kryejë investime,” – deklaroi CR7 në dhjetor.

Tani, duket se drejtuesit e “Djajve të Kuq” i kanë vënë gishtin kokës, për t’i krijuar kushtet më të mira skuadrës së Erik Ten Hag dhe në verë do të fillojë punën për një palestër të re, e cila madje do t’i lejojë lojtarët të praktikojnë joga, nëse ata dëshirojnë, shkruan gazeta “The Sun”.

Verën e kaluar ka pasur ndërhyrje në pishina dhe në sallën e informimit, mbetet për t’u parë se çfarë mund të bëhet tjetër, në një kohë kur flitet për interesimin e familjes Glazer për shitjen e klubit.

“Daily Mirror” raporton se United ka emëruar kompaninë KSS për punimet në Carrington, e njëjta kompani që ka marrë përsipër ndërtimin e qendrës së re stërvitore të Leicesterit.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...