Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kritika ndaj Deschamps: Duhet të luash jashtë për t’u ftuar te Franca?!

Martin Terrier është një nga sulmuesit e krahut më të mirë në Ligue 1, por 25-vjeçari nuk po e realizon dot ëndrrën e tij për të veshur fanellën e kombëtares franceze. Lojtari u transferua në verën e vitit 2020 te Rennes dhe deri tani numëron 38 gola në kampionat, duke përfshirë edhe tetë golat e këtij sezoni.

Statistika pozitive për një futbollist që ka luajtur me Francën U21, por që akoma nuk ka marrë një ftesë nga Didier Deschamps. Drejtori sportiv i Rennes, Florian Maurice ka sulmuar trajnerin e Francës për faktin që pas dëmtimit të Nkunkut nuk ftoi Terrier në Katar 2022, por e zëvendësoi sulmuesin e ardhshëm të Chelsea me Kolo Muani.

Impakti i Kolo Muani ishte i jashtëzakonshëm. Nuk po kritikoj nivelin e tij, ai është një lojtar i madh. Por kisha dëgjuar se për të shkuar në Kombëtare duhet të kesh përvojë, të kesh luajtur në Champions League.

Martin Terrier ka luajtur në të gjitha kompeticionet europiane, kështu që çfarë i mungon? Ndoshta Deschamps nuk e pëlqen profilin e tij, ose ka diçka tjetër. Ishte pranë kalimit në Premier League në verë, por ne ia dolëm ta mbanim në skuadër.

Çfarë mesazhi po u dërgon Deschamps lojtarëve francezë? Duhet të largohen nga Franca për të luajtur në Kombëtare? Ky nuk është domosdoshmërisht mesazhi i duhur, unë nuk jam dakord”, theksoi drejtuesi i Rennes, skuadër që renditet në vendin e tretë në kampionatin francez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...