Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kritika nga legjenda e tenisit për shpërdorimin e kohës, Nadal “kapet” me gazetarin në konferencë

Nadal e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme turneun e US Open teksa mposhti në raundin e parë, australianin Rinky Hijikata me shifrat 1-3. Megjithatë, në konferencën pas sfidës, tenisti spanjoll nuk shpëtoi pa u përfshirë në disa polemika me një prej gazetarëve i cili i përçcoi fjalët e legjendës, John McEnroe. Amerikani theksoi se Nadal nuk respekton kohën prej 25 sekondash kur kryen shërbimet dhe shtoi se 36-vjeçari merr një trajtim ndryshe nga të tjerët. Këtë pretendim të McEnroe, Nadal nuk e pranoi dhe u kundërpërgjigj se ai është i barabartë me tenistët e tjerë.

“Mendoj se një pretendim i tillë më shumë ka të bëjë me një shaka. Gjatë karrierës sime në tenis, kam marrë shumë paralajmërime nga arbitrat. Por, paralajmërimet nuk kanë ardhur asnjëherë si pasojë e thyerjes së rraketës apo sepse kam shkaktuar rrëmujë gjatë lojës. Paralajmërimet i kam marrë pikërisht për shkak të sekondave të harxhuara në shërbime.

Tani kam një problem sepse po djersij së tepërmi dhe kur luan në kushte lagështie, atëherë bëhet edhe një problem më i madh. Tashmë, nuk është më si në kohët e mëparshme kur djemtë e topave sillnin edhe peshqirit. Duhet të shkoj dhe ta marr peshqirin në cepin më të lartë, por nëse shkoj marrë peshqirin sigurisht që do të jem në telashe me kohën. Kështu, nuk po shkoj shpesh te peshqiri, por nuk mendoj se marr një trajtim të ndryshëm nga arbitrat”.

Do të thuash se vetëm sepse djersin, duhet të marrësh një trajtim ndryshe nga arbitrat? “Nuk e thashë këtë në asnjë moment, nëse kalojnë 25 sekondat atëherë unë marr paralajmërim. Shikoni kohën me vëmendje”, përfundoi Nadal diskutimin me gazetarin në konferencë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...