Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kritikat për pushimet e lojtarëve në Ibiza, Nagelsmann: Nuk jam babai i tyre

Pushimet pas humbjes ndaj Mainz me rezultatin 3-1, një pjesë e skuadrës së Bayern zgjodhi t’i kalonte duke festuar në Ibiza. Ky episod bëri që trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann të kritikohej ashpër nga shumë persona, përfshirë këtu edhe legjendën e klubit, Lothar Matthaus, që i kishte lënë të largoheshin pas disfatës.

Duke folur në konferencën për mediet përpara ndeshjes me Stuttgart, që do zhvillohet këtë të dielë në “Allianz Arena”, tekniku theksoi se ai nuk është babai i lojtarëve që t’i ndalojë.

“Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, shpjegoi gjithçka. Unë jam përgjegjës për skuadrën time dhe bëra atë që mendova se ishte e drejtë, duke planifikuar dy ditë pushim. Lojtarët janë të rritur mjaftueshëm, unë nuk jam babai apo mësuesi i tyre. Nëse vendosin të bëjnë diçka të tillë në grup, vendosin ata. Lojtarët mund t’i përdorin ditët e pushim siç ta dëshirojnë.”-deklaroi tekniku.

Në këtë mënyrë ai iu kundërpërgjigj kritikëve, duke iu theksuar se cili është roli i tij në skuadër dhe te lojtarët.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...