Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Kritikat për të drejtat e njerëzve, CEO i Botërorit Katar 2022 paralajmëron Southgate

Çështje e të drejtave të njerëzve në Katar janë kthyer në një temë që ka nxitur debate të shumta që nga momenti që këtij vendi iu besuar organizimi i Botërorit 2022.

Shefi ekzekutiv i organizimit të Kupës së Botës Katar 2022, Nasser Al Khater i është kundërpërgjigjur trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, pas kritikave të tij në lidhje me kushte e punës në Katar, duke e paralajmëruar anglezin që t’i zgjedhë me kujdes fjalët e tij.

Katarit iu dhanë në mënyrë të diskutueshme të drejtat për të pritur Kupën e Botës 2022 në vitin 2010, por që nga ai moment ka pasur kritika të shumta që lidheshin me të drejtat e njeriut si dhe me keqtrajtimet e punëtorëve migrant gjatë përgatitjeve strukturore për turneun.

Në lidhje me këto çështje reaguan një sërë figurash të njohura, përfshirë këtu edhe trajnerin e përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, i cili tha: “Mendoj se jam mjaft i qartë për çështjet që më shqetësojnë në lidhje me këtë turne. Është e qartë se ka shqetësime të vazhdueshme për të drejtat e punëtorëve që u morën me përgatitjet për turneun dhe kushtet në të cilat ata jetojnë.  Pastaj janë çështjet e mbështetësve tanë, që lidhen me të drejtat e grave dhe të komunitetit LGBTQ+ në veçanti. Është e tmerrshme të mendosh se disa nga tifozët tanë të shkojnë atje duke menduar se u rrezikohet jeta.”

Në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave CEO i Kupës së Botës, Al Khater, përveçse i kërkoi anglezit të bëjë kujdes me ato që thotë, shtoi se kushtet e punëtorëve janë mëse normale.

“Pyetja ime është se cili nga pjesëtarët e skuadrës së Anglisë ka ardhur në Katar? Pyetja ime për trajnerin është a ka qenë ai vetë në Katar? Është duke e bazuar ai mendimin e tij dhe qëndrimin publik në çfarë ka lexuar? Sepse është problem nëse e bazon mendimin tënd në gjëra që i ke lexuar. Një person me shumë ndikim siç është Southgate, dikush që i bën njerëzit ta dëgjojnë, duhet të bëjë shumë kujdes në zgjedhjen e fjalëve që thotë. Dhe mendoj se para se të deklarosh gjëra që lidhen me punëtorët, asi duhet së pari që të flasë me ata që kanë punuar këtu.”- tha Al Khater për “Sky Sports”.

Ndërsa duke folur për grupin LGBTQ+, ai theksoi se grup duhet të ndihet sigurt në Katar, por duke respektuar traditat e tyre.

“Njerëzit duhet të kuptojnë që Katari është vendi më i sigurt në Lindjen e Mesme, është vendi i dytë më i sigurt në botë. Njerëzit do të ndihen të sigurt këtu. Ne kemi kulturën dhe normat tona, ajo çfarë ne kërkojmë është që ato të respektohen. Që dmth edhe nëse jeni çift gay edhe nëse jeni çift heteroseksual, ne kemi të njëjta norma për të dy, vetëm duam që të respektohen. Për të qenë më të qartë, shfaqja në publik e dashurisë.”-tha në fund shefi i organizimit të Botërorit Katar 2022.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...