Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kritikoi Granit Xhakën, pritet të “gradohet” në vend të Bierhoff te Gjermania

Oliver Bierhoff dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të kombëtares gjermane pas dështimit në Katar 2022. Skuadra e Hansi Flick mori vetëm një fitore në grup ndaj Kosta Rikës, e pamjaftueshme për të siguruar kualifikimin dhe avancimin më tej në Botëror.

Ish-sulmuesi i njohur u largua pas 18 viteve si menaxheri i “Pancerave”. Në vendin e tij Federata Gjermane e Futbollit pritet të zgjedhë Per Mertesacker sipas raportimeve të Sky Sports Germany. Ish-mbrojtësi veshi 104 herë fanellën e kombëtares gjermane, duke ia dalë të shpallej kampion bote në Brazil 2014.

Mertesacker kritikoi Granit Xhakën në lidhje me sjelljen në takimin Zvicër-Serbi (3-2). “Kishte shumë emocione nga ana e Zvicrës. Menduam se Xhaka ishte pjekur pas mësimeve të marra nga Botërori në Rusi, por jo, ai bëri gjeste provokuese.

Kur u hodh edhe Denis Zakaria mes turmës te përplasja e lojtarëve, atëherë u binda se diçka kishte ndodhur me të vërtetë, sepse ai është një lojtar shumë i qetë në temperament”, iu shpreh 38-vjeçari gjerman, i cili është gati të “gradohet” në vend të Bierhoff te katër herë kampionët e botës.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...