Era e krizës financiare fryn e fortë te Barcelona, që është e detyruar të heqë dorë nga kanali televiziv. Klubi katalanas do të mbyllë “Barca TV”, në 30 qershor, në përfundim të kontratës aktuale me Movistar Television.
Këshilli administrativ i Barçës ka vendosur të mos zgjasë kontratën me platformën shumëkombëshe. Vendimi vjen si pjesë e shkurtimeve të buxhetit që po bëhen për të përmbushur kërkesat e La Ligas në aspektin e Fair Play financiar.
Lexo edhe:
- Nga Spanja, Atletico arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Leicester
- “Shkëlqimi dhe rënia” e Lampard, 1 pikë në 10 ndeshje
- Nuk ka vend te Barça, mesfushori përplas në merkato Juventus-Inter
- Disiplina/ Gjobiten Vllaznia e Tirana, pezullohet me pesë ndeshje lojtari i Kastriotit
Ky vendim do të sjellë largimin nga puna të rreth 150 profesionistëve përfshirë këtu dhe bashkëpunëtorët e jashtëm. Në këtë mënyrë “Barca TV” do të pushojë së ekzistuari në mënyrën që ishte konceptuar dhe tani do të kërkohen formula të reja për të mbajtur imazhin e klubit dhe për të vazhduar që të transmetohen kontente duke shfrytëzuar implementimin e fortë të klubit në rrjetet sociale.
