Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Kriza me Antonellën? Messi shuan thashethemet me një video

Kriza me Antonellën? Messi shuan thashethemet me një video
Kriza me Antonellën? Messi shuan thashethemet me një video

Fundjava nisi me një sërë lajmesh që raportonin për një krizë mes Lionel Messit dhe bashkëshortes së tij, Antonella Roccuzzo, për shkak të një flirti të yllit argjentinas me një gazetare.

Megjithatë për të shuar shpejt thashethemet, mendoi vetë familja Messi, që këtë të shtunë vizitoi Dizney World, teksa videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, si për të konfirmuar se raportet e Messit me bashkëshorten janë perfekte, si më përpara.

Çifti së bashku me tre djemtë e tyre janë kapur nga kamerat teksa po dilnin nga parku i madh në Florida, teksa vetë Lionel Messi shfaqej mjaft i qeshur, ndërsa Antonella kujdesej për dy prej tre fëmijëve.

Lexo edhe:

E gjithë kjo vjen vetëm disa orë pasi mediat braziliane shkruan për një tradhti të argjentinasit me gazetaren Sophie Martinez, e cila besohej të kishte shkaktuar një krizë në marrëdhëniet mes Messit dhe bashkëshortes së tij. Thashethemet për një divorc ishin zhvilluar ditët e fundit pasi Messi thuhet se nuk e ftoi Antonella në skenë kur mori Topin e Artë

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...