Kategoria Superiore

Kriza Superiore, verë pa “merkato”

Tetë vite më parë, në gusht, katër skuadrat kryesore te Kategorisë Superiore tronditën tregun me emra të mëdhenj, prestigjiozë, pagesa të larta dhe prodhuan kampionatin më të mirë të dekadës së fundit. Numri i tifozëve në atë vit është ende një rekord i pathyer!

Që nga ajo kohë – kujto që ekipet tona shkonin ne grupe ose “Play Off” në Europë – kemi pasur regres. Si në cilësi, dalë nga dalë dhe në buxhete. Së fundmi si ketë verë në mënyrë dëshpëruese edhe në rezultate. Asnjë fitore brenda fushës sonë, dhe rezultatet më të dobëta në rajon. Shkëndija dhe Shkupi janë ende në garë, Ballkani po ashtu, ndërsa Drita kaloi tur dhe i shiti një lojtar belgëve kundërshtarë.

Kush janë arsyet? E para të ardhurat. Liga Superiore prej 4 vitesh dështoi të lobonte për ligjin e sponsorizimit. Ata madje bënë dhe bojkot jo efikas për këtë gjë. Për këtë fajin kryesor e ka dhe shteti. Ky i fundit, kryeministri premtoi ne 2018 që do bëhej gjithçka për 100 ditë. Me këtë ritëm marrëdhëniesh do bëhen dhe 100 muaj e ligji nuk do bëhet.

Marketingu dhe të ardhurat dytësore nuk ekzistojnë. Paratë e mbledhura nga shitja e biletave kanë qenë në rënie, ndërsa për fushata marketuese nuk ja vlen të flasësh. Këtu ka ndikuar dhe pandemia, dhe shumë ndeshje të luajtura në fushë asnjanëse. Diçka mund të ndryshojë tani që kanë stadiumet e tyre.

Vizioni në merkato ka munguar. Blerja e lojtarëve me karton brenda vendit nuk ekziston dhe kjo është thembra e Akilit. Ekipet mundojnë të shesin lojtarë jashtë, por hiq Skënderbeun e padënuar e deri diku Tiranën, te tjerat nuk fitojnë mesatarisht as 100 mijë euro në vit nga shitja e lojtarëve.

Duke qenë se vit pas viti kanë humbje të mëdha klubet ndoshta me të drejtë do na mësojnë këtë sezon me një futboll gjithnjë e më modest. Emrat e rëndësishëm nuk vijnë më, ndërkohë qe ajo çka shqetëson është prodhimi i lojtarëve. Megjithëse federata ka vendosur që vetëm 5 të huaj të jenë maksimumi në fushë, vendas cilësorë dhe me perspektivë ka pak.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency