Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Krizë e “bomberash” në La Liga, ku janë Benzema, Costa dhe Griezmann?

Sulmuesit kryesorë te klubet më të rëndësishme të Spanjës nuk po kalojnë një periudhë fort të mirë. Më saktë, Karim Benzema, Diego Costa dhe Luis Suarez. Të tre kanë disa ndeshje pa shënuar në kampionat e kjo gjë pa dyshim ua ka vështirësuar punën ekipeve respektive.
Pavarësisht se Benzema ka shënuar katër gola deri më tani dhe është golashënuesi kryesor te Reali, ai ka shënuar vetëm në dy takime, te secila nga dy gola, përballë klubeve si Girona e Leganes. Që prej një muaji, francezi nuk ka finalizuar asnjë rast. Ai duhet të fillojë të realizojë sa më shpejt, për të mirën e klubit, por dhe të tijën, duke marrë parasysh se blerja e re, Mariano Diaz, i ka shfrytëzuar mjaft mirë minutat në dispozicion.
Problemet për Diego Costan janë disi më të rënda. Ish-futbollisti i Chelsea-t nuk ka tundur rrjetën në kampionatin spanjoll deri më tani, por arriti të realizonte kundër Monacos në Champions League. Madje, në La Liga, sulmuesi i kombëtares së Spanjës nuk realizon që prej 25 shkurtit të këtij viti, duke zhgënjyer gjithmonë e më shumë tifozët e Atleticos. Ndërkohë, për bardhekuqtë, golashënuesi kryesor është Antoine Griezmann.
Në ndryshim nga vitet e tjera, ky sezon nuk ka nisur si përherë për Luis Suarez. Uruguaiani ka hasur vështirësi përpara portës së kundërshtarëve, ku deri më tani ka shënuar tre gola, dy në fitoren e thellë 8 me 2 përballë Huescas e një kundër Real Sociedadit, pas një gafe të portierit Rulli. Problemi është edhe më i rëndë në Champions, ku 31-vjeçari nuk finalizon prej më shumë se 1100 ditësh. Përveç të zakonshmit Lionel Messi, i cili mban ekipin në shpatullat e tij, një futbollist që po shkëlqen këtë fillim kampionati me paraqitjet dhe golat e tij te katalanët është Ousmane Dembélé.
Mbetet për t’u parë nëse situata do të ndryshojë në javët në vazhdim për klubet më të forta në Spanjë, ku aftësitë shënuese të tre sulmuesve janë të padiskutueshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...