Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Krizë e hapur te Napoli, nisja më e keqe vetëm në 2013-ën

Tre ndeshje në 6 ditë dhe vetëm dy pikë të marra pas barazimit ndaj Spalit dhe Atalantës, si dhe humbjes ndaj Romës, kanë konfirmuar një nga nisjet më të dobëta të sezonit për skuadrën e Napolit.

Përtej polemikave të shumta për penallti të dhëna e të padhëna, fakti është se të kaltrit e shohin veten pas 11 javëve me 3 humbje të pësuara dhe vetëm 18 pikë në konto, plot 11 pikë më pak se Juventusi kryesues dhe 3 që mund të bëhen më shumë, nga zona Champions.

Skuadra e Napolit këtë sezon ka grumbulluar plot 7 pikë më pak sesa një vit më parë, ndërsa për të parë një start të tillë të dobët, duhet të kthehemi në vitin 2013, kur në stol ishte Raffael Benitez dhe të kaltrit nuk kishin synime kaq madhore.

Përveç pikëve, mjaft keq është duke bërë edhe mbrojtja, që ka pësuar plot 15 gola në 11 ndeshje dhe pavarësisht pritjeve të mrekullueshme të Meret, edhe Koulibaly duket mjaft nervoz dhe jo në formën e sezonit të kaluar.

Për të prishur atmosferën në grup kanë kontribuuar edhe përplasjet e vazhdueshme mes trajnerit Carlo Ancelotti dhe kapitenit Lorenzo Insigne, me këtë të fundit që shpesh ka përfunduar edhe në tribunë.

Gjithashtu edhe dy nga titullarët e viteve të fundit, Dries Mertens e Jose Callejon janë në muajt e fundit të kontratës dhe nuk kanë marrë mirënjohjen që prisnin për të rinovuar bashkëpunimin, gjë që i ka lënë të pakënaqur.

Nën akuzë kanë përfunduar edhe dy blerjet më të bujshme të verës Kostas Manolas dhe Hirving Lozano, që janë edhe ndër lojtarët më të shtrenjtë në klub, por që nuk po justifikojnë këtë fakt në fushën e lojës.

Të gjitha këtyre fakteve u shtohet edhe nervozizmi i trajnerit Ancelotti, që shquhej për qetësinë e tij në pankinë, por që në stolin e Napolit është ndëshkuar dy herë me karton të kuq, ndërsa me situatën e krijuar, edhe pozitat e tij duket se janë tronditur ndjeshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...