Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Krizë në marrëdhënien Tottenham-Conte, italiani ëndërron Man. United

Moment i vështirë për Tottenhamin dhe Antonio Conten. “Spurs”-at, pas fitores me City-n e Guardiolës, pësuan disfatë ndaj Burnley-t e tashmë kanë humbur mundësinë për t’u ngjitur në klasifikim, me West Hamin, Wolverhamptonin dhe Arsenalin që kanë më shumë shanse për zonën Champions.

Aventura në Londër për Conten filloi me shumë ulje dhe pak ngritje. Projekti i Tottenhamit, i drejtuar nga Paratici, e bindi trajnerin italian, por vështirësitë e para, në fushë dhe në strategji, po e bëjnë ish-trajnerin e Interit të reflektojë. Conte u rikthye në Premier League me pritshmëri shumë të mëdha: qëllimi është të rikthente Tottenhamin në Ligën e Kampionëve dhe të tentonte titullin sezonet e ardhshme.

Për të përmbushur dëshirën e Contes, presidentit Daniel Levy i duhet më shumë kohë. Ardhja e Bentancurit dhe Kulusevskit u vlerësuan nga trajneri, por dy lojtarët nuk ndryshojnë bilancin e një kampionati me nivel teknik shumë të lartë. Shenjat e para të krizës mes pronarëve dhe Contes janë evidente dhe nuk mund të përjashtohet një ndarje në fund të sezonit.

Vals trajnerësh: Pochettino-Conte-Zidane: E ardhmja e Contes është e lidhur ngushtë me atë të stolit të Manchester United dhe PSG-s. Pochettino, nëse nuk fiton Championsin me ekipin parizien, me siguri do të shkarkohet. Tifozët e PSG-së dhe drejtori sportiv Leonardo ëndërrojnë Zidane, por ai po pret përfaqësuesen franceze. Në fakt, Deschamps do të largohet pas Botërorit 2022. Ndërkohë, Zizou i ka diktuar kushtet e tij, jo vetëm ekonomike, presidentit Al-Khelaïfi për pranimin e ofertës.

Conte dhe Man. United: Conte ka ëndërruar gjithmonë të jetë në stolin e United, për të ndjekur gjurmët e Sir Alex Ferguson. Një sfidë personale, ndoshta më e madhja, që ish-trajneri i Juventusit dhe Interit dëshiron të provojë përpara se të heqë dorë nga trajningu. Megjithatë, Conte mund të bëhet prioritet i PSG-së, nëse klubi francez nuk bie dakord me Zidane ose Deschamps.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...