Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Krizë rezultatesh te Napoli, drejtuesit mbështesin trajnerin Ancelotti

Napoli nuk fiton prej 4 javësh në kampionatin italian dhe tani e sheh kreun plot 12 pikë larg, ndërsa mbrëmjen e djeshme, në përfundim të ndeshjes me Genoan, tifozët vërshëllyen gjatë paraqitjen e futbollistëve të kaltër.

Megjithatë përtej zërave që flisnin për një shkarkim të mundshëm të Ancelottit, ka qenë vetë klub i që ka reaguar, duke thënë se drejtuesit kanë besim të fortë te trajneri italian dhe se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë në pankinë.

“Presidenti De Laurentiis është nisur për në Los Angeles, për një udhëtim pune, pasi për të nuk ekziston një çështje Ancelotti. Ne kemi besim të plotë te trajneri dhe jemi të bindur që do të udhëheqë skuadrën drejt rezultateve pozitive”, deklaroi klubi napolitan.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...