Spanjë

“Krizë” te Atletico, klubi nxjerr në shitje yllin e ekipit

Atletico Madrid po përjeton një moment jo të mirë, kjo pasi skuadra e Simeone-s u eliminua nga Champions League, ndërsa ka zhgënjyer edhe në fillimin e sezonit në La Liga.

Një ecuri dhe formë e cila pritet të sjellë dhe ndryshime në organikë, pasi në Spanjë po flasin edhe për një largim të trajnerit argjentinas.

Gjithsesi, nuk është vetëm Simeone, pasi Atletico është tashmë e hapur të dëgjojë çdo ofertë edhe për Joao Felix, ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.

Me pak fjalë, portugezi është në merkato dhe madrilenët duket se do të pranojnë të privohen nga shërbimet e tij dhe kjo do ndodhë nëse ndonjë klub ofron jo më pak se 120 milionë euro.

Për momentin, në “pole-position” është Manchester United, me anglezët të cilët tentuan edhe verën e kaluar, por ky operacion nuk u finalizua, ndërsa tani, United duket se është më e favorizuar, por deri në verën e ardhshme, “Djajtë e Kuq” mund të kenë edhe kundërshtarë të tjerë, pasi Felix ka shumë “admirues”.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency