Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kroacia shkarkon Cacic, emërohet ish trajneri i Dinamos

Ante Cacic nuk do të jetë më trajneri i Kroacisë. Federata kroate e futbollit vendosi të shkarkojë nga detyra 64-vjeçarin nga Zagrebi vetëm pak orë pas barazimit zhgënjyes ndaj Finlandës.

Dy rezultatet negative radhazi në dy sfidat e fundit, humbja ndaj Turqisë dhe barazimi ndaj Finlandës kanë vështirësuar pozitat e Kroacisë në grupin I, me përfaqësuesen ballkanase që tashmë jo vetëm që ka pak shanse për tu kualifikuar direkt në Botërorin e Rusisë por rrezikon edhe play-offin pasi të Hënën luan një finale të vërtetë ndaj Ukrainës në transfertë. Shkarkimi vjen në momentin më kyç të këtyre eliminatoreve. Vetëm pak orë pas largimit të Cacic, Federata Kroate e futbollit ka zyrtarizuar edhe emrin e trajnerit të ri. Ai është 50-vjeçari Zlatko Dalic, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi ka drejtuar Dinamon në sezonin 2008-2009.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...