Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kroacia shkruan historinë, për herë të parë në një finale Botërori

Kroacia hyn në histori, duke shkuar për herë të parë në një finale të Kupës së Botës, teksa mposhti në gjysmëfinale Anglinë, me rezultatin 2-1, pas plot 120 minutave lojë. “It’s coming home” mesa duket edhe këtë herë do të marrë vlerë për kombëtaren angleze, që i dha fund aventurës në Rusi, duke dalë sërish “duarbosh”, pavarësisht se këtë herë i shkoi shumë pranë ëndrrës për të çuar në Britani Kupën e Botës.

Sfida nisi mjaft mirë për Anglinë, që fitoi një goditje dënimi në vijën e zonës së rreptësisë, që në minutën e katërt. Ekzekutimin e mori përsipër Trippier, që gjuajti saktësisht dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Subasiç, duke kaluar në avantazh “tre luanët”.

Skuadra e Southgate dominoi pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi për të dyfishuar rezultatin, por pa arritur të tregohet konkrete para portës kroate. Nga ana tjetër, ballkanasit vuanin shumë presingun e anglezëve dhe Modriç-Rakitiç-Brozoviç nuk arritën asnjëherë të ndërtojnë aksione të rrezikshme.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtën tablo siç mbaroi e para, me “tre luanët” që kontrollonin lojën, por kjo situatë vijoi deri në minutën e 65-të, kur anglezët vendosën të ulin ritmin dhe të vonojnë lojën për të ruajtur rezultatin.

Nga kjo përfituan kroatët, që vetëm 3 minuta më pas gjetën golin e barazimit. Pas një krosimi në zonë nga ana e Vrsaljkos, Ivan Perisiç erdhi nga pas shpinës së dy mbrojtësve anglezë, duke u marrë kohën atyre dhe duke dërguar topin në rrjetën e Pickford, që ishte i pafajshëm.

Barazimi u dha zemër ballkanasve, që vetëm pak minuta më vonë i shkuan pranë golit të dytë, por gjuajtja e Perisiç u përplas në shtyllën pingule të portës së Pickford. Më pas ishte radha e Mandzukiç, të testonte portierin anglez, por edhe njëherë ky i fundit bëri detyrën duke grushtuar topin, ndërsa më pas ishte arbitri Çakir, ai që i dha fund 90 minutave në barazim 1-1, duke çuar takimin në shtesën 30-minutëshe.

Shtesa e parë 15-minutëshe përfundoi sërish në barazim 1-1, ndërsa në minutën e 109’ ishte sërish Perisiç që gjen në zonë sulmuesin Mario Mandzukiç dhe ky i fundit nuk gabon më përpara portës së Pickford, duke dërguar topin në rrjetë dhe kaluar Kroacinë në avantazh.

Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë për t’u shënuar, ndërsa fati i keq ndoqi skuadrën e Southgate, pasi Trippier u dëmtua kur skuadra nuk kishte më zëvendësime në dispozicion dhe “tre luanë” luajtën me 10 futbollistë në minutat e fundit të sfidës.

Kroacia shkon kështu në finalen e kampionatit botëror “Rusi 2018”, ku do të diskutojë trofeun me Francën, në finalen e 15 Korrikut, që do të zhvillohet ashtu si sonte, në stadiumin “Luzhniki”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...