Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kroos: E di që Reali kërkon Mbappe, dua të tërhiqem te Los Blancos!

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 28: Toni Kroos of Real Madrid during the La Liga Santander match between Real Madrid v Sevilla at the Santiago Bernaubeu on November 28, 2021 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Toni Kroos nuk fshihet dhe në një intervistë e pranon hapur që Kylian Mbappe është objektivi i madh i Realit të Madridit në merkato. Në një intervistë ku foli për disa tema, mesfushori gjerman nënvizoi se do t’i pëlqente të shihte talentin francez të mbante veshur fanellën e Los Blancos. “ Gjithçka do të varet nga situata me kontratën e tij, por nuk surprizohem aspak që Reali kërkon ta marrë, pasi bëhet fjalë për një lojtar të madh. Nuk është aspak sekret që Reali i Madridit dëshiron të firmosë me të.

Në 8 vitet e mija që jam pjesë e Los Blancos janë përmendur shumë emra por vetëm 20% e tyre kanë mbrritur këtu”, theksoi fillimisht Kross i cili foli edhe për për të ardhmen e tij dhe rëndësinë e Carlo Ancelottit në skuadër. “ Dua ta përfundoj karrierën time te Reali i Madridit, unë dhe familja ime ndihemi mirë në Madrid, kam edhe 1 vit e gjysmë kontratë dhe dua ta respektoj atë. Ancelotti është shumë i rëndësishëm për skuadrën, ai di si të sillet me futbollistët dhe merr më të mirën nga të gjithë”, theksoi Toni Kroos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...