Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Kroos i kërkoi falje për dëmtimin, përgjigjet Pedri: Kam ardhur në Gjermani për EURO 2024!

Ndër gjërat që Toni Kroos shkruajti në letrën e tij të lamtumirës nga futbolli ishte një kërkesë falje për dëmtimin që i ndodhi Pedri-t pas gabimit të tij.

Asgjë e qëllimshme, por për shkak të tij mesfushori rrezikon të qëndrojë për një muaj larg fushës së blertë për shkak të ndrydhjes së gjurit.

Lexo edhe: 

Megjithatë mes kampionëve dihet se këto janë gjëra që nisin në fushën e lojës, mbarojnë po aty dhe këtë fakt e ka konfirmuar edhe vetë Pedri.

Futbollisti i kombëtares së Spanjës ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur Toni Kroos-it: “Faleminderit për mesazhi. Ky është futbolli dhe këto janë gjëra që ndodhin”.

Më tej, në postimin e tij mesfushori i Barcelona-s shton se do të qëndrojë në Gjermani për të mbështetur ekipin e Spanjës në pjesën e mbetur të EURO 2024.

“Kam ardhur në Gjermani për Euro 2024 dhe do të qëndroj këtu, deri në fund. Sepse ëndrra, nuk kam dyshim, vazhdon. Është koha për të inkurajuar dhe kontribuar në një mënyrë tjetër për këtë familje të madhe”-shprehet Pedri.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...