Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kroos nuk ankohet për Perez: 8 vite e gjysmë dhe asnjë debat, e di që unë nuk bëj idiotësi

ESP: Real Madrid-Real Betis. La Liga Santander. Date 4 Karim Benzema of Real Madrid during the La Liga match between Real Madrid and Real Betis played at Santiago Bernabeu Stadium on September 3, 2022 in Madrid , Spain. kpng Copyright: xRubenxAlbarranx/xPRESSINx PS_220903_1307

Tetë vite e gjysmë në Madrid, me fanellën e Real Madrid dhe Toni Kroos është shndërruar tashmë në një personazh të familjes për klubin e Los Blancos. Së fundmi, mesfushori tregon edhe raportin e ngushtë me presidentin Florentino Perez teksa shprehet se numri një i klubit e vlerëson për faktin se ai nuk bën budallëqe në fushë, por edhe jashtë saj.

“Perez ishte personi që më besoi dhe më transferoi në Madrid, më ka pritur me shumë ngrohtësi prej ditës së parë. Nuk ka një ditë në gjithë këto tetë vite e gjysmë që unë dhe ai të kemi pasur një konflikt. Raporti jonë është shumë i sinqertë, Perez e njeh karakterin tim dhe e di se unë nuk bëj budallëqe. Nëse kam diçka për t’i thënë, ia them në sy menjëherë dhe e njëjta sjellje është edhe nga ana e tij. Më ka mbrojtur gjithnjë duke më dhënë besim dhe nëse flasim për Real Madridin, duhet të flasim patjetër edhe për të.

Por, gjithashtu, shumë e rëndësishme është edhe shoqëria e gjitha, shokët, trajneri që më kanë dhuruar shumë besim. Nëse ke një besim të tillë nga klubi atëherë në fushë luan me më shumë besim. Prandaj ndjehem shumë i privilegjuar. Më mirë pesë Champions apo një Botëror? Preferoj Champions, për sasinë e trofeve që kam fituar, të fitosh pesë në tetë vite është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Kroos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...