Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kroos: Nuk ndiej dhembshuri për Hazard

Kroos: Nuk ndiej dhembshuri për Hazard
Kroos: Nuk ndiej dhembshuri për Hazard

“Dhembshuri, mëshirë? Ndjenja jashtë vendit për një rast si ky”. Janë këto fjalët e Toni Kroos në lidhje me situatën që po përjeton Eden Hazard te Reali i Madridit.

Që kur arriti në “Bernabeu” në verën e 2019, belgu nuk ia doli kurrë të demonstrojë në Spanjë atë që kishte bërë në Londër me Chelsean. Futbollisti ka luajtur 73 ndeshje me Realin, duke shënuar vetëm 7 gola teksa ka dhënë edhe një asist.

Lexo edhe:

  1. VIDEO/ Stërvitje intensive, te Kombëtarja punojnë pa pushim për sfidën me Poloninë
  2. Momente gazmore/ Sylvinho s’i kursehet Abrashit, “hakmerret” Cikalleshi (VIDEO)
  3. VIDEO/ Messi del për darkë, çmenduri çfarë bëhet jashtë restorantit në Buenos Aries
  4. “Divorcohen” Tottenham-Conte, mungon vetëm zyrtarizimi

Numra që e kanë bërë eksperiencën madrilene të Hazard me të vërtetë negative dhe shpesh të kritikuar. Toni Kroos megjithatë nuk ka përdorur diplomacinë, duke u treguar i drejtëpërdrejtë dhe i ndershëm edhe për këtë situatë teksa shprehet:

“Është e drejtë të ndiesh keqardhje për persona që jetojnë momente shumë më të këqija se ky. Nuk besoj se Eden Hazard ka një jetë të keqe. Po, prej kohësh është në një moment të vështirë, por çdokush është përgjegjës për situatën e tij. E njoh mirë Hazard, flasim shpesh, por janë të tjerë personat për të cilët ndiej dhembshuri apo mëshirë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...