Evente

“Kruja Hill Climb 2018″, triumfon polaku Grzegorz Duda

Dhuroi gjithçka “Trofeu Kruja Hill Climb 2018”, i organizuar nga Auto Club Albania. Gara e kronometrit mes pilotëve profesionistë, por edhe amatorë, nuk i kurseu dozat e larta të adrenalinës me shpejtësi marramendëse në rrugën e Malit Sari Salltik në Krujë. Mjafton të përmendet se më i miri e përshkroi itinerarin prej 3.8 km për 2 minuta e 22 sekonda, vërtetë një garë e veçantë dhe tej mase e rëndësishme që jo vetëm është e regjistruar në listën e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, por edhe promovon peizazhet e mrekullushme të vendit tonë. Duelet në distancë nuk munguan, megjithatë aftësia e pilotit  me një përvojë 22-vjecare Gregor Duda bëri diferencën

Polaku, i cili drejtonte një Hyundai 120 WRC Prototip ishte më i shpejti mes profesionistëve me kohën 2 minuta 22 sekonda e 95 të qindat. Në podium së bashku me të festuan edhe dy pilotët shqiptarë, Olsi Gjoshi dhe Ervin Kosova. Duda u shpreh me mjaft superlativa për këtë event

GRZEGORZ DUDA: Ishte një garë mjaft e bukur, e përsosur do të thosha. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe ndoshta vitin tjetër do të vij me 5 makina, pra do të marr me vete gjithë skuadrën time. Më pëlqeu shumë itinerari dhe Shqipëria ka vende ku mund të ushtrohet ky sport. Kush ka më shumë rëndësi makina apo piloti? Pa diskutim piloti. I ftoj shqiptarët që të afrohen sa më shumë me motorsportin, sepse të jep emocione unikale.

Për herë të parë në këtë kompeticion ishin përfshirë edhe pilotët amatorë, të cilët duke investuar në pasionin e tyre u bënë pjesë  e një gare unikale. Në fund, fitues u shpall Robert Lika me një Audi S4, i cili e ndali kronometrin në kohën 3 minuta 18 sekonda e 27 të qindat, i ndjekur nga Julian Semi dhe Gentian Shaqiri. Lika ishte i përfshirë nga emocionet pas këtij trofeu të parë të fituar.

“Auto Club Albania” prej vitesh organizon kompeticione në motorsport, me qëllim rritjen e pasionit te fëmijët dhe të rinjtë për sportet e shpejtësisë. Sekretari i përgjithshëm i “Auto Club ALbania”, Eridon Lameborshi shpjegoi me detaje rëndësinë e evenimentit që sapo u mbyll, duke parashtruar edhe planet e rëndësishme për të ardhmen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency