Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kryebashkiaku i Milanos: Nuk flitet vetëm për stadium, ndaj nuk i pranoj presionet

Interi dhe Milani kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre për të ndërtuar një stadium ri në Milano, konkretisht në zonën ku ndodhet mitiku “San Siro”, por duket se nuk po arrijnë të bindin bashkinë e qytetit.

Një nga çështjet që ndan palët është ajo në lidhje me prishjen e impiantit aktual, që ka parashikuar projekti i dy klubeve, por që nuk mirëpritet nga bashkia dhe nga shumica e të anketuarve në qytet.

Ditën e djeshme presidenti i Milanit, Paolo Scaroni foli për emergjencën që kanë klubet e Milanit për ndërtimin e një stadiumi të ri, duke kërkuar nga bashkia që të nxitojë me procedurat, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e kryetarit Giuseppe Sala.

Nga Politekniku i Milanos, ku ishte për ceremoninë e nisjes së vitit të ri akademik, Sala tha se nuk pranon të vihet nën presion dhe se kërkon të jetë më i qartë se kurrë, para se të marrë një vendim final për rastin.

“Dua të jem i qartë, si asnjëherë më parë dhe nëse skaudrat duan të bëjnë stadium, le të nisin nga puna nesër në mëngjes. Askush nuk do t’i frenojë, por nëse duan të bëjnë zyra, qendra tregtare, hotele, etj., atëherë duhet të diskutojmë dhe këtu nuk pranoj aspak presion. Kështu, duke qenë se do të ndërtohet në tokën tonë, atëherë duhet që të ndiqet edhe interesi i qytetit apo zonës ku do ndërtohet. Nuk duhet të vazhdojmë të mashtrojmë njerëzit se bëhet fjalë për stadium të ri, pasi kemi të bëjmë me diçka komplet tjetër, ndaj të mos vihemi nën presion apo të nxitohemi, sepse ka rregulla të qarta që duhen respektuar. Që kur jam bërë kryetar bashkie, nuk kam dhënë leje për qendra të tjera tregtare, pasi duam të ruajmë një ekuilibër në hapësirat mes atyre aktuale dhe të mbrojmë dyqanet e vogla”, tha Sala.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...