Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kryeministri Johnson, sinjal UEFA-s e FIFA-s: Na jepni Europianin dhe Kupën e Botës 2030

Britain's Prime Minister Boris Johnson reacts during a visit to St Mary's C.E. Primary School in Stoke-on-Trent, central England on March 1, 2021, to see how their preparations are going ahead of students returning on March 8, after England's third lockdown. - Schools are due to reopen to pupils from March 8 as the government gradually relaxes stay-at-home restrictions that have forced lessons to move online. (Photo by Christopher Furlong / POOL / AFP) (Photo by CHRISTOPHER FURLONG/POOL/AFP via Getty Images)

Së pari Europianin, më pas Kupën e Botës. Falë planit të vaksinimit, që po zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ka nominuar Anglinë për të pritur të gjitha ndeshjet e Europianit të ardhshëm, si dhe ka hedhur idenë e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2030 së bashku me Irlandën . Sipas kalendarit aktual, të hartuar nga UEFA, Londra në stadiumin Wembley do të presë dy gjysmëfinalet e Euro 2020 (6-7 korrik) si dhe finalen më 11 Korrik.

Por Johnson, i cili njoftoi një alokim të veçantë fondesh për të mbështetur kandidaturën e Kupës Botërore 2030, i bëri thirrje UEFA të rishikojë shpërndarjen e ndeshjeve në kushtet e pandemisë. Mbretëria e bashkuar ka vaksinuar deri tani mbi 21 milionë njerëz.

“Jemi gati të organizojmë çdo ndeshje tjetër. Jemi gjithashtu shumë të vendosur për të rikthyer futbollin në shtëpi në vitin 2030. Mendoj se jemi vendi i duhur. Ne jemi shtëpia e futbollit. Në 2030 do të jetë koha e duhur. Do të ishte një gjë e shkëlqyer për të gjithë vendin.”

Që nga fillimi i 2021, Mbretëria e Bashkuar ka qenë e bllokuar për shkak të masave kufizuese. Megjithëse në forma më të moderuara, masat do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në mes të qershorit. Pastaj, nëse situata do ta lejojë, Johnson njoftoi se do të rihapen e mjediset sportive, në mënyrë që të lejohet kthimi i tifozëve në stadiume me rastin e Kampionatit Europian.

Sipas planit fillestar, ndeshjet e Europianit do të organizohen në 11 qytete të ndryshme të kontinentit. “Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por UEFA e di që nëse dëshiron të zhvendosë disa ndeshje në Angli, ne jemi gati”, – përfundoi Johnson.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...