Eredivisie

Kryeministri Rutte pezullon eventet deri më 1 shtator, Eredivisie e përfunduar?!

Përfundimi i Eredivisies në këtë sezon është në rrezik serioz. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka ndalur të gjitha eventet, mes të cilave edhe futbollin profesionist, deri më më 1 shtator. Qeveria fillimisht kishte vendosur ndërprerjen e të gjitha aktiviteve deri më 1 qershor, por njoftimi i fundit do të thotë se sezoni aktual mund të konsiderohet që tani i mbyllur.

“Na vjen shumë keq, por nuk mund të rrezikojmë,” – tha Rutte në një konferencë shtypi të martën. – “Ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë dhe shpresoj që njerëzit ta bëjnë atë.”

Anëtarët e ligës së bashku me federatën e futbollit, KNVB, do të duhet të marrin një vendim së shpejti se çfarë duhet të bëjnë me sezonin e futbollit, por vendimi i fundit i qeverisë lë të kuptohet që do të anulohet.

Në Belgjikë, vend fqinj me Holandën, kanë shpallur kampion Club Brugge. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Holanda, teksa Ajaxi është në krye të Eredivisies me pikë të barabarta me AZ Alkmaar. Gjithashtu mbetet për t’u përcaktuar se cilat skuadra do të marrin pjesë në kupat e Europës.

Një mundësi tjetër, sikurse njoftojnë disa medie në Holandë, është zhvendosja e kampionatit në Gjermani.  Bundesliga do të rifillojë më 9 maj dhe kjo mund të lërë të hapur opsionin për Eredivisie që t’i luajë takimet e mbetura në vendin fqinj.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency