Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kryen seancën e fundit stërvitore, kuqezinjtë e minifutbollit gati për të shkruar historinë në Botëror

Shqipëria e minifutbollit, gati për Botërorin në Essen të Gjermanisë. Kombëtarja kuqezi kreu seacën e fundit stërvitore në kompleksin ‘’Skënder Halili’’, në praninë e tifozëve të shumtë, që ishin aty për t’i dhënë kurajo ekipit në prag të nisjes në kampionatin botëror. Shqipëria prezantoi edhe dy fanellat që do të mbajë veshur përgjatë rrugëtimit në Gjermani, me një dizajn shumë të bukur dhe me simbolet e vendit tonë.

Listës së ekipit kuqezi i janë shtuar 6 lojtarë, ndërkohë që bërthama është ruajtur e njejtë me futbollistët që shkruan historinë në Europianin e Moldavisë në Prill. Trajneri Irtan Sejko do të kërkojë të udhëheqë kombëtaren drejt një tjetër suksesi, së bashku me stafin e tij, Igli Mumajesi dhe Armand Qoshja.

Ndërkohë që 16 lojtarët e përzgjedhur janë, Kejdi Myrta dhe Frenk Dikollari në portë. Për të vijuar me Joanc Duqin, Gledis Nuzën, Armand Gapin, Maldin Mukajn, Erald Lecin, Rigers Dushkun, Xhuljan Recin, Eugen Shimën, Endri Kacën, Eradi Mertirin, Exhei Kolën, Guido Tepshin dhe Elvis Mucën.

Lexo edhe:

Ndryshe nga Europiani, alternativat e trajnerit Sejko në Botëror do të jenë më të mëdha, sidomos në repartin e sulmit. Krahas opsioneve të shumta dhe cilësisë, kombëtarja kuqezi do të ketë me vete dhe një tjetër faktor të rëndësishëm, si eksperienca.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin të dielën më 4 qershor, teksa do të luajë sfidën e parë të grupit ndaj Portugalisë. Për të zbritur vetëm një ditë më vonë në fushë, më 5 qershor, për takimin me Moldavinë, dhe për të përmbyllur fazën e grupeve më 7 qershor ndaj Kolumbisë. Duke qenë se nga grupi kualifikohen tre ekipet më të mira, shpresat janë të mëdha për një ecuri pozitive dhe performancë sa më dinjitoze.

Cdo takim të përfaqësueses shqiptare do të keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në platformën Digitalb/Supersport, ku do të përcjellim emocionet e drejtpërdrejta të kombëtares kuqezi që luan për herë të parë në Botëror.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...