Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kryen testimet në miqësore, Chiellini pranë rikthimit në dispozicion të Sarrit

I dëmtuar që në javën e parë të sezonit në kampionatin italian, Giorgio Chiellini duket se është rikuperuar plotësisht dhe tashmë ka filluar “Countdown”-i final për të riparë sërish në fushë kapitenin bardhezi.

Mbrojtësi prej disa ditësh ka zhvilluar stërvitje të pjesshme me skuadrën e Sarrit, ndërsa sot ka luajtur për 40 minuta në një ndeshje miqësore të organizuar mes të rinjve të Juves dhe ekipit amator të Chisolës.

Ndeshja është organizuar pikërisht në shërbim të Chiellinit, që ndonëse ka luajtur me futbollistë jo të nivelit të tij, e ka pasur të nevojshme të marrë minuta në këmbë dhe te provohet në një takim të vërtetë.

Javën e ardhshme pritet që kapiteni i bardhezinjve të nisë stërvitjen me intensitet të plotë, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa më pas gjithçka do të mbetet në dorë të Sarrit për ta angazhuar gradualisht në me disa minuta në ndeshje zyrtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...