Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kryengritja e klubeve turke, pezullohet Cunet Çakir dhe 12 kolegë të tij

Arbitri i njohur turk, Cuneyt Çakir, dhe 12 kolegë të tij janë pezulluar deri në fund të sezonit. Ky është vendimi i marrë në orët e fundit nga MHK, Shoqata e Gjyqtarëve të Turqisë, pas kritikave të shumta që kanë marrë “bilbilat” turq si rrjedhojë e gabimeve të njëpasnjëshme. Presioni i jashtëzakonshëm i klubeve të Superligës dha efekt të menjëhershëm, aq sa nuk u kursye as gjyqtari që vë drejtësi në sfidat më të rëndësishme të Championsit.

“Ka pasur shumë akuza për këtë temë,” tha Ferhat Gündogdu, presidenti i MHK për “BeIN Sports Turkey”. Gjyqtarët tanë dhe institucioni ynë janë shumë të lodhur. Këto janë shenjat e procesit të ndryshimit për të cilin kemi vite që flasim – vazhdoi Gündogdu – Ishte e nevojshme të planifikohej një projekt. Kishte një plan dhe kishte një afat. Për 4 muaj u dhashë të gjithëve kohë, duke përfshirë edhe timen. Ne kemi hyrë në aksion më 8 mars. Kemi hartuar një renditje, e cila bëhet çdo vit. Dhe për t’i hapur rrugën sistemit ne jemi ndarë nga emrat që e kanë bllokuar”.

Gündogdu pastaj hyri në më shumë detaje rreth vendimit të tij:

“Disa gjyqtarë kanë filluar të sillen sikur janë mbi institucionin me dije apo pa dije. Jetojmë në një shoqëri me modele. Gjëja më e drejtë që pritej nga arbitrat ishte që ata të vendosin lirisht dhe me dëshirën e tyre. Futbolli turk nuk mund të tolerojë pritjen 10 javë pasi klubet janë dëmtuar. Prandaj e morëm këtë vendim”.

Në çdo rast, nuk ka implikime jashtë fushës:

“Arbitrat nuk janë të lidhur me ndonjë organizatë kriminale apo strukturë të paligjshme. Ne jemi shumë të mërzitur nga këto akuza”.

Në listën e arbitrave të pezulluar deri në fund të sezonit, siç u përmend, është edhe Cuneyt Çakir. Sipas shtypit turk, bilbili 45-vjeçar, i cili këtë vit u pa edhe në Champions League dhe Europa League, tashmë ka mandatuar avokatët e tij që të ndërmarrin veprime ligjore kundër Shoqatës së Arbitrave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...