Serie A

Kryengritje te Napoli, refuzohet urdhri i presidentit De Laurentiis

Kaos total në shtëpinë e Napolit, pas kryengritjes së futbollistëve (në përfundim të ndeshjes së Championsit ndaj Salzburgut), që nuk pranuan të shkonin në grumbullim, por iu drejtuan banesave të tyre pa autorizimin e drejtuesve më të lartë të klubit, që gjatë gjithë natës kanë qëndruar në qetësi, pa dhënë asnjë koment rreth kësaj situate.

“La Republica” rindërton ngjarjet që pasuan vërshëllimën e trefishtë të kryesorit, me futbollistët që iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa presidenti De Laurentiis ishte larguar nga “San Paolo”.

Pikërisht pas barazimit me ekipin austriak, futbollistët e Napolit, të drejtuar nga Lorenzo Insigne, janë përballur me tone të ashpra me zëvendëspresidentin e skuadrës, Edoardo De Lauentiis:

“Ne po kthehemi në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd…”

Mësohet se futbollistët kanë marrë edhe mbështetjen e trajnerit Ancelotti për këtë vendim.

“Çfarë do të ndodhë tani?”, ngre pyetjen e përditshmja italiane. Tani topi kalon te presidenti (i cili ende nuk ka reaguar për gjithçka ka ndodhur), autoriteti drejtues i të cilit është vënë në diskutim nga Insigne dhe shokët e tij, që minimalisht rrezikojnë një gjobë të majme. Kundërshtitë e skuadrës, e udhëhequr nga Insigne, ndaj drejtuesve, hapin në fakt një “luftë civile” sportive, thekson “La Rebublica”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency