Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kryesfida e javës/ Partizani-Kukësi, ndeshje që nuk pranon barazim

Partizani – Kukësi, është kryesfida e javës së 23-të në Abissnet Superiore, një përballje që bëhet edhe më interesante nga momenti që kalojnë skuadrat.

Për Partizanin është ura që i çon në derbin me Tiranën, ndeshjen e sezonit për të kuqtë, ndërkohë që te Kukësi nevojitet një reagim i menjëhershëm me ujërat që u trazuan në kampin verilindor, pas barazimit me Teutën dhe zërave për një dorëheqje të trajnerit Longo, që u konfirmua më pas në stol nga klubi.

Me një seri prej 3 fitoresh dhe dy barazimesh në ndeshjet e fundit, në kampin e Dritan Mehmetit kanë fituar më tepër siguri, edhe pse barazimi ndaj Dinamos ka lënë pas polemika në lidhje me arbitrimin. Partizani kërkon të ngjisë shkallët në klasifikim, për të rikuperuar terrenin e humbur dhe Kukësi përfaqëson një barometër të mirë force për të parë nëse të kuqtë kanë kapacitetet për të synuar vendin e tretë.

Në 5 ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar vetëm 2 gola, shenjë e stabilitetit në mbrojtje,  por ndërkohë edhe pse jo si më parë, sërish vuan për të shënuar. Në kampin e Kukësit ndërkohë janë para detyrimit për të bërë menjëherë kthesën, skuadra vuan oshilacionet, duke alternuar paraqitje të bukura sidomos për sa i përket lojës dhe fazës sulmuese, me disfata me 3 apo 4 gola të pësuar si ato ndaj Tiranës dhe Laçit.

Me distancën nga kreu tanimë në 11 pikë, te Kukësi u duhet të luftojnë për vendin e tretë, me Vllazninë që është vetëm 3 pikë pas dhe kërcënon me parakalimin. Jashtë Kupës së Shqipërisë, për Kukësin kampionati është e vetmja rrugë për të arritur në kompeticionet europiane, që mbeten objektivi zyrtar i klubit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...