Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kryesueset sot në fushë, transferta delikate për Feronikelin e Prishtinën!

Në IPKO Superligën e Kosovës nuk ka kohë për relaks. Këtë të shtunë nis java e 14-të me 3 sfida shumë interesante, dy prej të cilave do të transmetohen në ekranin e Supersport. Pas fitores surprizuese në mesjava ndaj Llapit në transfertë sot në orën 13:30, Ballkani pret në shtëpi kryesuesit e Feronikelit dhe do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv. Skuadra nga Drenasi nga ana tjetër nëse dëshiron të fitojë titullin nuk mund të gabojë kurrësesi pasi Prishtina është shumë pranë dhe është gatshme të përfitojë nga çdo hap fals i Feronikelit. Por kryeqytetasit e Mirel Josës sot do të kenë një sfidë akoma më të vështirë në letër pasi luajnë në transfertë ndaj Drenicës. Megjithatë Prishtina po kalon një moment shumë të mirë dhe është favorite për të marrë tre pikët. KEK-u-Flamurtari është sfida tjetër e kësaj fundjave me vendasit që e kanë prerë që tani biletën për në ligën e parë, kështu që kuqezinjtë nga kryeqyteti duhet të bëjnë detyrën sot dhe të marrin tre pikët e radhës.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...