Kombëtare

Kryeziu: 80 minuta pozitive në Irlandë, ndaj Qipros e mbyllim me fitore

Përkrah trajneri Alain Giresse në prononcimin për mediet, foli edhe Mirlind Kryeziu. Qendërmbrojtësi i Zurich në Zvicër, komentoi situatën përpara ndeshjes së fundit në Grupin 2 të Ligës C në Nations League përballë Qipros.

Dardanët duan të fitojnë sfidën që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” (e martë, 20:45) për ta mbyllur në vend të dytë. “Nesër kemi ndeshjen ndaj Qipros, shumë e rëndësishme për të mbajtur vendin e dytë. Shpresojmë të sigurojmë tre pikët.

Atmosfera? Jemi pak të zhgënjyer, pasi duke parë lojën nuk duhej të humbitnim në Irlandë. Këto ditë i kemi kaluar shumë mirë, besoj se do marrim tre pikët në shtëpi. Mbrojtja dhe gjithë ekipi bëri një lojë shumë të mirë për 80 minuta.

Analizuam gabimet në lidhje me golat e pësuar. Kemi analizuar edhe lojën e Qipros dhe jemi përgatitur shumë mirë. Nuk është një grup i dobët, por ekipi jonë e ka kualitetin për të qenë në vendet e para në këtë grup, të parin ose të dytin“, deklaroi 25-vjeçari dardan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency