Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kryeziu dhe Rrahmani: Vetëm për fitoren në Maltë

Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi të mërkurën në mbrëmje séancën e tretë dhe të fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes për në Maltë, ku do të zhvillojë ndeshjen e Nations League ndaj përfaqësueses malteze. Nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes, i tërë grupi prej 23 futbollistësh të grumbulluar stërviti pa ndonjë problem, përfshirë këtu edhe Mërgim Vojvodën, i cili në dy seancat e para ka qenë i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Challandes dhe stafi i tij edhe gjatë kësaj seance stërvitore punuan në aspektin taktiko-teknik me fokus të veçantë të stërvitjes në goditjet standarde. Mesfushori i Zurichut, Hekuran Kryeziu, i cili nuk pati mundësi ta ndihmonte Kosovën në ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe, për shkak të kartonëve, është i bindur në forcën dhe cilësinë që ka skuadra. 25-vjeçari deklaron që Kosova do të udhëtojë drejt Valetas me qëllimin e vetëm fitoren, në mënyrë që sa më parë të sigurojë kualifikimin në grupi.

Ai foli edhe për tre futbollistët e grumbulluar se fundi  Shkëlqim Demhasaj, Mirlind Kryeziu dhe Arijanet Muric, me theks të vaçantë të dy të parët, të cilët i njeh nga liga zvicërane.Mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit, Amir Rrahmani, theksoi se Kosova është e vetëdijshme se rreziku i kanoset nga ndërprerjet në ndeshjen ndaj Maltës. Ai tha që skuadra po punon në këtë drejtim.

Të enjten në mëngjes, “Dardanet” do të udhëtojnë drejt Maltës, ku do t’i zhvillojnë dy seanca të tjera stërvitore para ndeshjes, e cila luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...