Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kryeziu i dëmtuar, Reja grumbullon 18-vjeçarin e Tiranës

Përfaqësuesja Shqiptare po vijon fazën parapërgatitore me sytë nga dy takimet mjaft të rëndësishme ndaj Islandës dhe Moldavisë. Në seancën e tretë, nën drejtimin e Edy Rejas, nuk ka qenë i me pranishëm Drilon Kryeziu. Mbrojtësi, i cili aktivizohet te skuadra sllovene Triglav Kranj, ka shqetësime në kavilje dhe kjo e ka penguar të zbresë në stërvitje.

Përveç 9 futbollistëve të përzgjedhur nga Reja, kanë vijuar të jenë së bashku me skuadrën A edhe 12 lojtarët e Shpresës, e për të pasur një numër të plotë futbollistësh, tekniku, pas dëmtimit të Kryeziut, ka afrua nga përfaqësuesja e 20-vjeçarëve lojtarin e Tiranës, Jurgen Celhaka.

Atmosfera që e rrethon kombëtaren kuqezi është mjaft e ngrohtë. Ardhja e Rejas duket se ka sjellë qetësinë e munguar. Seanca ka nisur me ushtrimet e zakonshme, që shërbejnë për ngrohjen e muskujve, ndërsa janë ndarë menjëherë veçmas të tjerëve dy portierët, Alban Hoxha dhe Andrea Hoxha. Më pas, nën vëzhgimin e Rejas dhe në drejtimin e Ervin Bulkut, stërvitja ka vijuar me vrapime gjysmë të gjata me progresion, te cilat i shërbejnë anës fizike të lojtarëve. Nuk ka munguar kontakti me topin me ushtrime të veçanta. Gjithçka është mbyllur me një mini-ndeshje brenda grupit, e cila i ka shërbyer trajnerit 73-vjeçar për të kuptuar edhe më mirë gjendjen e lojtarëve aktuale, pse jo edhe për t’i testuar ata.

Ky grup do të vijojë të stërvitet së bashku deri të shtunën, ndërkohë që të hënën, në orën 11, Edy Reja do të zyrtarizojë listën përfundimtare për dy sfidat e qershorit ndaj Islandës e Moldavisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...