Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kryhen testimet për Covid-19 si dhe ato fizike, gjyqtarët të gatshëm për rifillimin e garave

Në prag të rifillimit të garave të futbollit, Digitalb Kupës së Kosovës dhe Ipko Superligës, Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” organizoi testimin për Covid-19 për gjyqtarët e futbollit, vëzhguesit e gjyqtarëve si dhe për delegatët e ndeshjeve.

Testimin për Covid-19 e ka përcjellë nga afër edhe presidenti Agim Ademi, i cili me këtë rast falënderoi stafin mjekësor të IKSHPK-së, por edhe drejtuesit e këtij institucioni dhe ata të Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë të pandemisë dhe për mundësinë që ua dhanë klubeve të Superligës për t’u kthyer në gara.

Presidenti Ademi iu drejtua edhe gjyqtarëve të pranishëm, të cilët i uroi që testimi për Covid-19, por edhe testet e tyre fizike të rezultojnë të suksesshme. Ai kërkoi nga të gjithë që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe me autoritet gjatë ecurisë së ndeshjeve në mënyrë që ecuria e kampionatit të jetë krejtësisht reale.
Pas përfundimit të testit për Covid-19, Komisioni i Gjyqtarëve e ka realizuar edhe testimin fizik për gjyqtarët, duke pasur parasysh pushimin e gjatë të garave. Testit fizik i ndërmjetëm, i cili është normë e përcaktuar nga FIFA, iu nënshtruan 46 gjyqtarë dhe asistentë, ku të gjithë gjyqtarët e kaluan testin me sukses. Komisioni i Gjyqtarëve është ndarë tejet i kënaqur me përgatitjen fizike të gjyqtarëve dhe është i bindur se edhe drejtësia në ndeshje do të jetë maksimale.
Ndërkohë, në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, Komisioni i Garave e ka mbajtur një takim me delegatët e ndeshjeve të Superligës, ku është kërkuar mobilizim për ecuri sa më të mbarë të kampionatit, si dhe respektimi në përpikëri i udhëzimeve të institucioneve shëndetësore gjatë ndeshjeve në këtë periudhë të pandemisë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...