Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Krymi: Duam patjetër pikë në Durrës, Martinit e Hebajt u uroj suksese …

Ardit Krymi nuk e fsheh entuziazmim para ndeshjes me Teutën në “Niko Dovana”. Në konferencën për shtyp të rastit ai u shpreh i bindur se kuqeblutë nuk kthehen pa pikë nga Durrësi.
Fitorja ndaj Tiranës: “Ishte shumë e bukur ajo ndaj Tiranës dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë djemtë, sepse dhanë maksimumin deri në minutën e 97-të. Festa me Tiranën ka përfunduar që atë natë dhe tashmë jemi të fokusuar maksimalisht tek sfida e radhës me Teutën.”
Kalendari i ngjeshur: Normalisht që me stërvitjen që kemi bërë mund t’i përballojmë tri ndeshje në javë, por kuptohet që duhet të ruajmë forcat dhe shpresoj të dalim sa më mirë.
Vllaznia, e bashkuar: Sivjet mendoj se grupi është më i bashkuar, ka hyrë një frymë e re tek Vllaznia dhe kjo shihet që në hapat e parë të ketij sezoni. Duke qenë të bashkuar nga lart deri te punëtori i fushës, jam i bindur se do të ecim përpara.
Mesazhi për tifozët: “U them që të kenë vetëm besim, të na japin sa më shumë mbështetje dhe mendoj se nuk do t’i zhgënjejmë.”
Vlerësim për Teutën: “Ne kemi respekt për Teutën, por do të hyjmë në fushë për të bërë lojën tonë siç e kemi bërë këto tri ndeshje dhe mendoj se do të dalim mirë.
Martini dhe Hebaj, kundërshtarë: “Për profesor Edin kam shumë respekt, i uroj gjithë të mirar, por pas ndeshjes sonë. Futbolli i parashikon tri rezultate, por e rëndësishme është të mos dalim pa pikë nga Durresi. Hebaj? është lojtar i mirë, por Rubini do t’i shënojë golat pas ndeshjes me Vllazninë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...