Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Krymi: Në Shkodër u bëra burrë, rezultatet e javës së fundit na motivuan

Ardit Krymi e mbylli në mënyrën më të mirë eksperiencën me Vllazninë, duke fituar Kupën në ndeshjen e tij të fundit si kuqeblu, pasi do ta vijojë karrierën në Bjellorusi. Pas fitores me Laçin, ai u shpreh:

“Kur bën një lojë të tillë në finale dhe pas tetë vitesh të Vllaznia ndien shumë emocion. Kemi çaluar shumë te finalizimi gjatë sezonit, pastaj arbitrimi, episodet…, e rëndësishme është që fituam Kupën, siguruam Europën. Siç ndodhi në javën e fundit, rezultat e ndeshjeve në kampionat na motivuan më shumë. Kishim vetëbesim edhe, kur ishim 0-1.

Tifozi në fushë. “Në Shkodër na respektojnë shumë. U ndjeva shumë mirë dhe u jam mirënjohës tërë jetën, më kanë bërë burrë në Shkodër.”

Ndikimi i Mirel Josës: “Duke pasur besim tek ekipi, pavarësisht se nuk kishin ardhur rezultatet, Kupa ishte jona. Nëse jemi përmirësuar në ndeshjet e fundit, kjo ka ardhur falë Mirel Josës, është një specialist i madh.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...