Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gurishta: Suksesi në Kupë korrigjon gabimet e kampionatit, dua një tifozëri të flaktë

Në konferencë për shtypin para finales së Kupës së Shqipërisë, krah trajnerit Josa foli edhe kapiteni Erdenis Gurishta, i cili kërkon vëmendje maksimale nga shokët e skuadrës për të mos e humbur mundësin për ta fituar trofenë për vitin e dytë rresht.

“Air Albania” ka qenë fatsjellës për ne, por finalja e vitit të kaluar ishte një ndeshje tjetër dhe kjo një tjetër. Vitin e kaluar e kishim siguruar Europën nga kampionati dhe normalisht ishim më të qetë, tani është një situatë tjetër. Fitimi i kësaj finaleje na mundëson hyrjen në Europë, ndryshe do të jetë dështim. Skuadra është e përgatitur, është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe me ndihmën e Zotit shpresoj që Kupa të shkojë përsëri në Shkodër.”

Përballë Laçit: “Ajo e kampionatit ishte një ndeshje shume e mirë jona, sepse t’i shënosh 5 gola Laçit dhe në fushën e tij nuk është e thjeshtë. Ishte një ditë e mirë jona, por finalja është tjetër, shanset janë 50 me 50, duhet të jemi të përqendruar, episodet mund ta vendosin fatin e takimit.”

Markimi i Guindos: “Nuk është se do të marrim masa speciale për të ndaluar Guindon, Laçi nuk varet vetëm tek ai. Guindos i uroj suksese, sepse ka fituar trofeun e golashënuesit, ne jemi të fokusuar, sepse përballë kemi Laçin jo vetëm Guindon.

Lamtumira e Krymit: “Më vjen mirë për Arditin, është djalë fantastik, lojtar i mrekullueshëm. Më vjen mirë që ka siguruar një kontratë jashtë Shqipërisë, por vëmendja jonë është te ndeshja e nesërme, shpresoj ta fitojë Kupën dhe të largohet si fitues.”

Presidenca, pranë skuadrës: “Që nga fillimi, presidenti ka qenë pranë skuadrës, por për arsye të ndryshme nuk jemi në Europë. Kemi mundësi ta korrigjojmë nesër gabimin e kampionatit dhe të sigurojmë Europën që do të ishte një plus i madh për presidentin, skuadrën dhe qytetin.”

Mesazhi për tifozët kuqeblu: “Besoj se ata nuk kanë nevojë për asnjë mesazh, sepse ata e kanë treguar që në ndeshje të rëndësishme kanë qenë në mbështetje të skuadrës. Shpresoj që nesër të jetë një tifozëri e flaktë dhe të kemi mundësi të festojmë së bashku.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...