Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Krymi: Viti im më i mirë, Kukësi jashtë garës për titull

Ndër futbollistët më të vlerësuar në fitoren e Vllaznisë me Kukësin është pa dyshim mesfushori Ardit Krymi, që në prononcimin në “Gol pas Goli” e pranoi se po kalon një moment shumë pozitiv në aspektin personal.

“Kemi bërë maksimumin gjithmonë, falë fjalëve të trajnerit, që na mbajnë me këmbë në tokë. Ndeshje ka shumë, është ende herët për të folur për titullin. Ky është viti im më i mire. Është viti i 7-të te Vllaznia. Ka të bëjë shumë besimi që më është dhënë në skuadër dhe po e shfrytëzoj.”

Fitorja me Kukësin: “Duke parë diferencat që janë, Kukësi nuk na vuri në vështirësi. 15 pikë nuk janë pak, Kukësi përjashtohet nga gara për titull me këtë diferencë. Ndihesh me lirshëm kur luan për të shkuar në Europë se për mbijetesë. Me punë dhe vullnet gjërat bëhen më mirë. Jemi duke e vuajtur shumë mungesën e tifozëve. Kemi shumë nevojë për ta. Pandemia nuk ka qenë avantazh.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...