Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kthehet Moratti me çudirat e tij: Lautaro te Barça? Pse jo Messi tek Interi?!

MASSIMO MORATTI

“Messi tek Interi nuk është një ëndërr e ndaluar, situata aktuale i ka përzier të gjitha kartat”. Massimo Moratti, njeriu që si president i Interit u ka dhënë tifozëve “goditjet” më interesante të merkatos në 25 vitet e fundit të historisë së ziklatër (solli në Milano nga Barcelona emra të tillë si Ronaldo (Fenomeni) dhe Eto’o) nuk e thotë për të provokuar, por si sugjerim i mbështetur në logjikë. Duke folur për “Radio Sport”, ish-presidenti i Interit,  sot “këshilltari” i Steven Zhang, argumenton:

“Mendoj që nuk është e ndaluar që Messi të vijë tek Interi, nuk ka qenë as para krizës së Koronavirusit. Messi është në fund të kontratës dhe sigurisht që do të ishte një sforco e madhe e klubit për ta marrë. Nuk e di nëse situata aktuale e ndryshon këtë qëllim për mirë apo për keq, por tani letrat janë përzier. Nuk duhet ta ekzagjerojmë, por unë mendoj se në këtë nivel ekziston mundësia për të parë gjëra të çuditshme”.

Një rikthim, në stilin e tij, në momentin kur Barcelona po këmbëngul për Lautaro Martinezin, duke hipotezuar një shkëmbim sensacional:

“Lautaro është një djalë shumë i mirë, ai kujdeset shumë për karrierën e tij dhe prandaj tifozët e duan. Duhet parë nëse do tëpërfshihet në atë që thashë më parë, pra nëse mund të shkëmbehet me Lionel Messin.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...