Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Kthehet pas pauzës së kombëtareve, United i “cunguar” në dy ndeshjet e radhës

Manchester United është parë në vështirësi në këto dy javë të para të Premier League. “Djajtë e Kuq” vuajtën shumë në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Wolverhampton edhe pse fituan minimalisht 1-0.

Por, ndaj Tottenham nuk ishin edhe aq me fat dhe u mposhtën 2-0 nga “Gjelat”. Megjithatë, përveç tre pikëve të humbura ndaj “Spursa-ve”, për trajnerin Erik ten Hag ka edhe një tjetër lajm të keq. Mason Mount është dëmtuar dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës, ato ndaj Nottingham Forest në Old Trafford dhe ndaj Arsenal në Emirates.

Lexo edhe: 

Një goditje për United duke qenë se Mount ishte një prej titullarëve në dy ndeshjet e para. 24-vjeçari u transferua në Manchester këtë merkato verore dhe është një nga goditjet më të bujshme të United.

“Djajtë e Kuq” shpenzuan 65 milionë euro plus bonuse për ta transferuar Mount nga rivalët e Chelseat. Tashmë, Mount do të rikthehet vetëm pas pauzës së kombëtareve dhe pritet të jetë gati për ndeshjen shtëpiake më datë 16 shtator ndaj Brighton.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...