Manchester United mposhti Aston Villan me shifrat 1-0 falë golit të Bruno Fernandes teksa “Djajtë e Kuq” i shkaktuan humbjen e parë pas dhjetë ndeshjes skuadrës së drejtuar nga trajneri Unai Emery. Pas sfidës, legjenda e United, Rio Ferdinand theksoi se Aston Villa duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mbajë pozicionin e saj në Premier League duke mos pretenduar më shumë se nga ëfarë mund të arrijë.
“Jam i lumtur sepse United ndali ecurinë pozitive të Aston Villas, kishin 10 ndeshje pa humbje. Unai Emery dhe skuadra e tij po bënin mrekulli ndeshje pas ndeshje, por kush i ndali ata? Bruno Fernandes. Kështu që Aston Villa të kthehet në realitet dhe të mbajë vendin që i takon, edhe Emery i bëj thirrje të qetësohet.
Lexo edhe:
- Ofertë nga Chelsea, Mourinho nuk mendohet shumë për përgjigjen
- Dëmtimi i rëndë, Kumbulla nuk dorëzohet: Rikthehem më i fortë
- Ancelotti bie dakord me basketbollistin e NBA: Kam fituar shumë, por kam humbur edhe më shumë!
- VIDEO/ Përgjaket derbi i Medellinit, dy tifozë humbin jetën
United e meritoi tërësisht fitoren, më vjen mirë edhe për Bruno Fernandes. I meriton numrat që ka regjistruar në këtë sezon. Nëse Fernandes do të ishte pjesë e Arsenalit jam i sigurt se Topëinjtë do t’i kishin bërë një statujë jashtë Emirates.
Besoj se në sezonin pasardhës, Fernandes do të jetë kapiten i parë i skuadrës, e meriton këtë status. Është lojtari që ka pasur më shumë impakt prej momentit kur është transferuar në Old Trafford, është në një progres të vazhdueshëm”, u shpreh Ferdinand.
