Ligue 1

Kthesa e madhe e Mbappe, kush po e bind të rinovojë me PSG-në

Emri i Kylian Mbappe lidhet prej vitesh me Real Madrid. Ylli francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG-në, teksa ka refuzuar në mënyrë sistematike rinovimin deri tani.

Fundi i sezonit pritet të sjellë kalimin e tij si lojtar i lirë në “Santiago Bernabeu”, por gjërat ndryshojnë shpejt në futboll. Le Parisien shkruan se 23-vjeçari ka filluar të mendojë rinovimin.

Një gjë e tillë lidhet me Zinedine Zidane, i cili pritet të marrë drejtimin e PSG-së në fundin e këtij sezoni. Mbappe është një admirues i Zizou dhe intrigohet nga ideja për të punuar e fituar me trajnerin francez.

PSG e dëshiron shumë zgjatjen e bashkëpunimit me sulmuesin dhe është gati t’i plotësojë çdo dëshirë për ta bindur që të vazhdojë karrierën në “Parc des Princes”.

Sigurisht që rinovimi është akoma larg, por situata ka ndryshuar sipas të përditshmes franceze, me lojtarin që nuk e mohon firmosjen e kontratës së re me klubin që shpenzoi 180 milionë euro për kartonin e tij.

Mbappe ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon me PSG-në në të gjithë kompeticionet, gjatë së cilave ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 15 asiste për shokët e ekipit.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency