Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ku do të punojë Antonio Conte?

Ku do të punojë Antonio Conte?
Ku do të punojë Antonio Conte?

Antonio Conte nuk është më trajner i Tottenhamit, ku qëndroi përreth një vit e gjysmë, por dështoi t’u japë trofe londinezëve. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi mbrëmjen e të dielës. Shkak u bë pa diskutim shpërthimi i italianit pas barazimit 3-3 me Southampton, ku nuk kurseu sulmin ndaj klubit dhe futbollistëve.

Conte është rikthyer në Itali dhe po shijon pushimet, por e ardhmja e tij ka filluar të intrigojë jo pak klube të ndryshme. Italia është një nga opsionet për trajnerin nga Salerno, i cili duket i joshur nga ideja për të punuar në atdhe e pranë familjes. Por te cili klub mund të drejtojë?

Interi – Me zikaltrit u divorcua dy vite më parë, për t’i lënë vendin Simone Inzaghit, teksa shkak u bë mungesa e investimeve në merkato. Megjithatë tani situata nuk ka ndryshuar. Te Interi do të mirëprisnin një rikthim të Contes, por nuk kanë ndërmend të bëjnë çmenduri në merkato.

Juventusi – Conte është një legjendë e bardhezinjve dhe do të kthehej vullnetarisht aty. Aq më tepër tani që “armiku” i tij, Agnelli është tërhequr. Megjithatë edhe këtu shumë do të varet nga proceset gjyqësore ku janë përfshirë bardhezinjtë. Kjo sepse Conte nuk dëshiron të drejtojë një skuadër që nuk luan për objektiva madhorë.

Lexo edhe:

  1. Conte reagon pas shkarkimit, falenderime por edhe “thumbime” nga italiani
  2. Sylvinho i dëshpëruar: Shpirti dhe zemra nuk na mungoi, barazimi do të ishte i drejtë
  3. VIDEO/ Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!
  4. E kryer/ Interi rinovon me një titullar, detajet e marrëveshjes

Milani – Edhe Pioli, nuk kanë më besimin e patundur të shoqërisë dhe shkak është paqëndrueshmëria e Milanit këtë sezon. Trajneri mund të shpëtojë vetëm nga kalimi në gjysmëfinalet e Champions-it, nëse kjo do të ndodhë. Megjithatë provat për skemën 3-5-2 kanë nisur tashmë dhe Maldini e ka në mendje emrin e Contes.

Roma – Verdhekuqtë provuan ta marrin edhe para se të firmosnin me Jose Mourinhon. Largimi i portugezit në fund të sezonit, mund të krijojë kushtet e duhura për të firmosur me Antonio Conten. Por edhe në këtë rast, trajneri do të donte garanci për investime në merkato.

Real Madrid – Florentino Perez ka qenë pranë firmës me Conten edhe më parë, por në fund ka vendosur t’u besojë emrave të tjerë. Megjithatë Ancelotti do të largohet në fund të sezonit, me destinacion Brazilin. Los Blancos kanë edhe Conten në konsideratë, për t’i besuar drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm.

PSG – Edhe në kryeqytetin francez pritet ndryshimi në pankinë, pasi Galtier nuk po bind. Gjithsesi në Francë duan Europën dhe Conte ka treguar që nuk ka marrëdhënie shumë të mira me këto kompeticione.

Chelsea – Nuk përjashtohet një rikthim në “Stamford Bridge”, ku Conte fitoi edhe titullin kampion në Premier League disa sezone më parë. Graham Potter nuk po bind, edhe pas investimeve të shumta. Ndërkohë te blutë e Londrës të gjithë kanë konsideratë për punën e Contes dhe do të ishin në favor të rikthimit të tij.

Opsionet janë padyshim të shumta, megjithatë italiani është një nga ata trajnerë me pagë të lartë. Në Itali mund të ketë më shumë mundësi, duke qenë se përfitohet nga “dekreti i rritjes”, që përgjysmon taksat.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...