Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Kualifikim historik për Dukagjinin, kundërshtar kroat në turin e dytë

Dukagjini në turin e dytë të Conference League. Skuadra dardane po e shijon aventurën e parë europiane në histori, ndërkohë që sot u siguruar kualifikimi përballë Europa FC (Gjibraltari).

2-1 fitoi Dukagjini takimin e parë, teksa sot ia doli të triumfonte edhe në transfertë me rezultatin 2-3. Iljasa Zulfiu shënoi një dygolësh, ndërkohë që pati festë edhe për Arbër Shalën.

Lexo edhe: 

Tensioni nuk mungoi në këtë përballje. Vendasit e mbyllën takimin me nëntë lojtarë, teksa për skuadrën nga Klina u ndëshkua me të kuq Bujar Shabani pas gjysmë ore lojë.

Sukses historik ky për skuadrën e Armend Dallkut, që në raundin e dytë do të sfidojë kroatët e Rijekës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...