Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Kualifikim i vuajtur për Chelsea-n, vendimtarë tre futbollistë spanjollë

Chelsea vuan, por ia del të sigurojë një biletë për në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj modestëve të Plymouthit, në një ndeshje që zgjati plot 120 minuta.

Gillesphey befasoi londinezët që në minutën e tetë, pasi shënoi në portën e Arrizabalagës, ndërsa skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë me anë të Azpilicuetës.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar, duke bërë që skuadrat t’i drejtohen shtesës prej 30 minutash, aty ku një tjetër spanjoll, mbrojtësi Marcos Alonso shënoi golin me vlerë kualifikimi për “blutë” e Londrës.

Në minutën e 118-ë, Plymouth fitoi një penallti dhe pati mundësinë të rikthejë baraspeshën, por Kepa Arrizabalaga reagoi mirë, duke grushtuar gjuajtjen e Hardie dhe duke e bërë edhe më “spanjoll” kualifikimin e Chelsea-t.

Kualifikim të vuajtur ka marrë edhe West Hami në transfertën ndaj Kidderminsterit, në një tjetër ndeshje që zgjati 120 minuta. Penny shënoi për vendasit që në minutën e 19’, ndërsa West Ham barazoi në minutën e 91-të me anë të Declan Rice, duke dërguar ndeshjen në shtesë.

Por pikërisht në shtesën e shtesës 30-minutëshe, ishte Jarrod Bowen që shënoi golin me vlerë kualifikimi për londinezët, që gjithashtu avancojnë më tej në fazën e 1/8-ave të FA Cup.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...