La Liga

Kualifikim me kosto për Barçën, dëmtohet Dembele

Ousmane Dembélé e pagoi me një çmim të lartë tentativën e tij për ë dhënë një kontribut domethënës për katalanasit në objektivin për të kaluar në çerekfinalet e Championsit.

Sulmuesi i Barcelonës, që rezultoi deciziv me golin e tij, u dëmtua në sfidën ndaj Lionit në këmbën e majtë. Dëmtimi konfimohet të jetë i rëndë, pas vizitave mjekësore dhe tashmë francezi 21-vjeçar rrezikon qëndrimin jashtë për katër javë, deri në rikuperimin e tij.

Sidoqoftë gjendja nuk është alarmante me Dembele që do të humbasë tre ose katër ndeshje të kalendarit. Pas ndeshjes së të dielës përballë Betis, pasojnë dy javët e pauzës së kombëtareve, çka nënkupton se francezi është automatikisht i përjashtuar nga grumbullimi me “gjelat”, me Dembele që do të humbasë krahas sfidës ndaj Betisit në kampionat dhe derbyn ndaj Espanyolit dhe sfidën ndaj Villarrealit.

Sulmuesi i blaugranave mund të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Atlético Madrid në “Camp Nou”, e planifikuar për në 6 prill. Në të gjitha rastet stafi mjekësor dhe vet lojtari do të punojnë në mënyrë intensive që ai të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për sfidën e radhës së Championsit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency