Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Kualifikim me kosto, trajneri i Southampton i shqetësuar për Brojën

Southampton mori një biletë për në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi fitoi 2-1 në shtesën 30-minutëshe ndaj Conventry-t, megjithatë kostoja për këtë kualifikim mund të jetë shumë e lartë për “shenjtorët”.

Mbrojtësi Lyanco la fushën i dëmtuar që në minutën e 33-të dhe pas ndeshjes la stadiumin me paterica, duke trembur jo pak trajnerin Hasenhuttl, teksa edhe Broja kërkoi menjëherë ndihmën e mjekëve pas vërshëllimës finale.

Sulmuesi kuqezi, që asistoi edhe golin e fitores, pësoi një faull në gjysmëfushën kundërshtare dhe ndonëse qëndroi në fushë deri në fund, më pas kërkoi ndihmën e mjekëve për një dëmtim në gju.

“U munduam të menaxhojmë energjitë, por jo çdo gjë shkoi sipas planit. Shpresoj të mos kemi paguar kosto të lartë për këtë kualifikim. Lyanco është e sigurt që do të na mungojë gjatë, por edhe Broja kishte probleme në gju. Nuk na mbetet tjetër, vetëm të presim ekzaminimet mjekësore, me shpresën që të mos jetë asgjë serioze”, deklaroi trajneri Hasenhuttl.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...