Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Kualifikimi detyrim për Montella-n, Lazio për shëtitje ndaj Vitesses së Rashicës

Sot në mbrëmje luhen ndeshjet e pesta të fazës së grupeve në Europa League dhe rivaliteti vazhdon të jetë tepër i ashpër për 20 vendet në dispozicion. Kanë garantuar pjesëmarrjen deri tani për në fazën e 1/16 vetëm katër ekipe: Dinamo e Kievit, Steaua, Arsenali dhe Zeniti, ndërkaq të vetmet skuadra të eliminuara janë Makabi i Tel Avivit, Evertoni dhe Vardari i Shkupit. Në Grupin A dy skuadrat kryesuese, Villarreali dhe Astana, do të ndeshen në Kazakistan, takim që do të startojë që në orën 17:00 e që shënon gjithashtu edhe fillimin e sfidave të raundit të parafundit të kësaj faze. Aktualisht, “nëndetësja e verdhë” ka një pikë më shumë në renditje, gjithsesi, në këtë grup shpresa për kualifikim ushqen gjithashtu edhe Slavia e Pragës, që shpreson shumë për të marrë 3 pikët në Tel Aviv kundër Makabit të eliminuar. Në Grupin B, përveç takimit Skënderbeu – Dinamo Kiev, do të zhvillohet në Beograd gjithashtu edhe dueli tjetër Partizani – Young Boys, që pritet të jetë përcaktues për fatin e klubit korçar në këtë grup. Dy skuadrat që ndodhen në skajet e Grupit C, Ludogorets e Baskasehir, do të masin forcat në Bullgari, me klubin nga Razgradi që kërkon 3 pikët për t’u afruar akoma më shumë me kualifikimin për në fazën e “knock out”-it, ndërkaq Hofheneimi duhet patjetër të mundë në Portugali Sporting Bragën, përndryshe klubi gjerman do ta mbyllë që këtë të enjte aventurën e sivjetshme në Kupat e Evropës. Ecuria e Milanit në kampionatin italian është vërtet shumë negative, kështuqë “kuqezinjtë” do të bëjnë çmos për të siguruar pjesëmarrjen në Champions nëpërmjet Europa League-s. Në Grupin D ekipi i Montelës ka mundësi të garantojë kualifikimin mes 32 skuadrave të fazës tjetër nëse mund në stadiumin “Meazza” Austrinë e Vjenës. Tepër i fortë pritet edhe dueli tjetër që do të luhet në Stadiumin Olimpik të Athinës AEK – Rijeka, ku kampionët në fuqi të Kroacisë luajnë shanset e tyre të fundit. Në Grupin E me shumë gjasa do të kalojë për më tej dyshja Atalanta – Lyon, pasi dy klubet kanë plot 5 pikë avantazh kundrejt Apollonit të Limasolit, gjithsesi këtë herë skuadra bergamaske viziton stadiumin “Goodison Park”, ndërsa Lioni do të presë në Francë ekipin qipriot. Në Grupin F Copenhagen-i, Sheriff-i i Tiraspolit dhe Lokomotiva e Moskës ndahen nga vetëm 1 pikë, sidoqoftë këtë radhë kalendari ofron përballjet Lokomotiv – Copenhagen dhe Sheriff me Zlin të Sllovakisë. Steaua, pas kualifikimit kërkon të garantojë edhe vendin e parë të Grupit G, teksa luan jashtë fushe me Viktoria Plzen, ndërsa Lugano do të përballet në Zvicër me Hapoel Beer Shevën. Në Grupin H, Kolni i vendit të fundit pret Arsenalin e kualifikuar, ndërsa takimi tjetër Bate – Crvena Zvezda luhet në “Borisov Arena”, me dy ekipet që ndahen nga thjesht një pikë. Në Grupin I praktikisht ushqejnë shpresa që të katër klubet, kështuqë shumë do të vendoset nga çiftet Konyaspor – Marseille, Salzburg – Vitoria Guimaraes. Edhe në Grupin J katër ekipet ndahen nga vetëm 3 pikë, kështuqë me interes të veçantë priten ndeshjet Ostersund – Zorya Luhansk dhe Athletic Bilbao – Herta Berlin. Lazio është skuadra e vetme që deri tani ka grumbullura 100% të pikëve, madje “bardhekaltrit” kanë siguruar gjithashtu edhe vendin e parë, prandaj ekipi i Simone Inzaghit pritet të bëjë ndryshime të mëdha në “Olimpiko” përballë Vitesses, ndërkaq në Bregun e Kaltër pritet të garantojë kalimin për në fazën tjetër gjithashtu edhe Nisa që do të vihet përballë klubit belg Zulte Waregem. Në Grupin L, që është edhe grupi i fundit i kësaj faze, gjithçka duket e përcaktuar, gjithsesi Zeniti i kualifikuar do të luajë me Vardarin e eliminuar, ndërsa ekipit bask Real Sociedad në Norvegji i mjafton thjesht një pikë ndaj Rosenborgut për të mbyllur llogaritë.

Lazio-Vitesse               19:00   SS3

Koln-Arsenal                19:00   SS4

Golat Direkt                19:00   SS5

Skënderbeu-D. Kiev     21:05   SS2

Milan-Austria Wien    21:05   SS3

Everton-Atalanta         21:05   SS4

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...