Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kualifikimi i Algjerisë/ Festa pasohet nga kaosi në Francë, humb jetën një grua (Foto)

Kualifikimi i Algjerisë për në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës, ardhur pas goditjes së penalltive kundër Bregut të Fildishtë, shkaktoi një valë të gjatë festimesh nga tifozët e kësaj kombëtareje.

Kjo nuk ndodhi vetëm në shtëpi, por edhe në Francë, në Paris në veçanti, që mbrëmjen e djeshme u pushtua nga makinat me bori të takuara, apo në zona të caktuara u ngjyros në të bardhë dhe të gjelbër. Fatkeqësisht, kjo lloj feste u njollos edhe nga huliganizmi e një aksident fatal.

Kështu, në Montpellier, një tifoz algjerian humbi kontrollin e veturës dhe përplasi një familje, duke lënë të vdekur nënën dhe plagosur rëndë dy fëmijët e saj të mitur, që ndodhen të shtruar në spital.

Edhe një fëmijë tjetër u përfshi në këtë aksident, i plagosur rëndë. Në Paris, lagjja Barbès, ku jeton një komunitet i madh algjerian, u bllokua totalisht nga trafiku. Shumë tifozë dolën me makina në “Champs Elysees”, ku gjatë natës pati disa individë, që shfrytëzuan kaosin festiv për të shkatërruar e vjedhur disa dyqane.

Në fund, turma e tifozëve në Paris, ashtu si në Marseille, u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes së fortë të policisë. Bilanci i festimeve ishte: 30 tifozë të ndaluar dhe 20 agjentë policorë të lënduar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...