Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kualifikimi i Argjentinës dërgon Spanjën në vazon e dytë

Spanja, e cila u kualifikua në finalet e botërorit si e para e Grupit G kualifikues për zonën europiane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, nuk do të jetë kokë grupi në shortin që do të hidhet më 1 dhjetor në Moskë, ashtu sikurse Anglia apo Italia, sigurisht nëse skuadra e Venturës do ta kalojë edhe play off-in. Me kualifikimin e Argjentinës është plotësuar me 8 skuadra vazoja e parë, me Spanjën që mbetet në vazon e dytë. Përvec Rusisë, që është organizatore e eventit, kokë grupi do të jenë Gjermania, si kampione në fuqi e botës, e më pas, në bazë të renditjes së FIFA-s, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia dhe Franca.

Një prej këtyre ekipeve do të jetë patjetër në një grup me Spanjën, ose me Anglinë apo Italinë, në bazë të përllogaritjeve, pavarësisht se janë për t’u zbuluar shumë skuadra të tjera që do të marrin pjesë në “Rusi 2018”. Si në cdo botëror, edhe në ngjarjen e madhe të vitit të ardhshëm në Rusi, nuk do të mungojnë grupet e “ferrit”, me skuadrat e vazos së parë që dëshirojnë të shmangin sidomos Spanjën, por edhe Anglinë dhe Italinë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...